Komandanti i Policisë në Lipjan: Ofrova dorëheqje morale, s'jam shkarkuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandanti i Policisë në Lipjan: Ofrova dorëheqje morale, s’jam shkarkuar

    Insajderi
    10 July 2025 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Argjend Gashi, e ka bërë të ditur se ka ofruar dorëheqje morale pas vdekjes tragjike të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu.

    Gashi në një prononcim për Gazetën Insajderi ka bërë të ditur se ende është në pritje të vendimit dhe se pret që t’i ndërrohet pozita.

    Kam ofru dorëheqje morale, akoma nuk kam vendim të ri. S’jam shkarkuar“, ka bërë të ditur Gashi.

    Pesë zyrtarë policorë, Ibrahim Nela, rreshter në Stacionin Policor Lipjan, Liridon Rrahmani, Artidon Konxheli dhe Albian Raktoceri, zyrtarë policorë të këtij stacioni, si dhe Endrit Beqiri, zyrtar në Stacionin Policor Ferizaj, u paraburgosën me vendim të gjykatës dje.

    Në media raportohet se komandanti i ri i Policisë në Lipjan pritet të jetë Brahim Shatrolli. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark