Insajderi
Show

Me çaj rusi e shalqi, Kreshën dhe Capon i bën bashkë gjysmëfinalja e Botërorit të Klubeve

Insajderi
10 July 2025 - 13:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Me çaj rusi e shalqi, Kreshën dhe Capon i bën bashkë gjysmëfinalja e Botërorit të Klubeve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

MC Kresha dhe Capital T mbrëmë ishin bashkë.

Dyshja e njohur e hip-hopit ndoqën bashkë ndeshjen gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve, PSG-Real Madrid.

Bashkë me ta ishin edhe artisti i ri, Denk, dhe producenti i Trimit, Visari.

Super ndeshjen, katërshja e shoqëroi me pije të gazuara, çaj rusi dhe shalqi.

“Nata e futbollit me vëllezërit”, shkroi Trimi në fotografi.

Çka merr vëmendjen janë edhe fanellat në kornizë në murin e dhomës.

Bëhet fjalë për fanellën e Granit Xhakës, Vedat Muriqit, Milot Rashicës e Shkodran Mustafit, të gjitha me autografet e futbollistëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark