Pamje të rënda shfaqen në Gjykatën e Liverpoolit, policia shihet e gjakosur - por çka ndodhi? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pamje të rënda shfaqen në Gjykatën e Liverpoolit, policia shihet e gjakosur – por çka ndodhi?

    Insajderi
    10 July 2025 - 22:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një seancë gjyqësore të mbajtur sot në Gjykatën e Kurorës në Liverpool, u shfaqën pamje tronditëse nga kamera e trupit të një policeje, e cila shpërthen në lot dhe gjakoset pasi u godit me grusht në fytyrë gjatë një përleshjeje në Aeroportin e Mançesterit, raporto Daily Mail, përcjell Insajderi.

    Policja Lydia Ward rrëfeu në gjykatë se ishte “e tmerruar” kur u sulmua nga Mohammed Fahir Amaaz, 20 vjeç, gjatë një incidenti që ndodhi në korrikun e kaluar në Terminalin 2 të aeroportit.

    Ward, e cila e përshkroi veten si “e imët, 1.57 m e gjatë dhe vetëm 51 kg”, ishte pjesë e një ekipi prej tre oficerësh që kishin shkuar për të arrestuar Amaaz, i dyshuar për goditje me kokë ndaj një burri në një kafene të Starbucks-it disa minuta më parë.

    Pamjet e kamerave të sigurisë treguan momentin kur Amaaz godet me grusht në hundë oficerën Ward, ndërsa kolegu i saj, PC Zachary Marsden, po përballej fizikisht me vëllain e Amaazit, Muhammed Amaad, 26 vjeç.

    Përleshja e dhunshme, që përfshiu të dy vëllezërit dhe tre oficerët, u filmua nga dëshmitarë dhe videoja u bë virale në rrjetet sociale.

    Sot, pamje të reja nga kamerat e trupit u prezantuan si provë në gjykatë, duke treguar gjendjen e rëndë emocionale dhe fizike të oficeres pas sulmit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark