
Një person është arrestuar sot në Prizren në kuadër të një aksioni të Prokurorisë dhe Policisë, i cili lidhet me veprimtari të paligjshme të fajdes dhe organizimit të skemave piramidale e bixhozit të paligjshëm.
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, i cili bëri të ditur se gjatë aksionit janë sekuestruar 5000 euro para të gatshme dhe prova të tjera materiale të rëndësishme për rastin.
“Po, sot kemi pasur aksion për fajde. Është arrestuar një person për dy vepra penale: ‘fajdeja’ dhe ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’. Janë sekuestruar 5000 euro si dhe prova tjera relevante. Prokuroria ka zhvilluar hetim dhe ka aplikuar masa të veçanta hetimore,” deklaroi Kryeziu.