Zemaj: Sot do duhej të kishte arrestime për keqpërdorimin e buxhetit gjatë qeverisjes Kurti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Sot do duhej të kishte arrestime për keqpërdorimin e buxhetit gjatë qeverisjes Kurti

    Insajderi
    11 July 2025 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i betuar i LDK-së, Armend Zemaj është deklaruar para seancës së 45-të konstituive.

    Ai para medieve tha se sot është dashur të ketë aktakuza të ngritura, madje edhe arrestime, sipas tij, për keqpërdorimin e ndodhur në buxhetin e Kosovës gjatë qeverisjes Kurti.

    “Sot do të duhej të kishim aktakuza të ngritura, e të mos them edhe arrestime për keqpërdorimin që ka ndodhur në buxhetin e Kosovës në këto katër vjet të Qeverisë Kurti. Ka shumë kontrata që janë evidente që ka pasur shkelje”, tha Zemaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark