"Regjia, të lutem ndalja" - Dehari ua ndërprenë fjalën opozitës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Regjia, të lutem ndalja” – Dehari ua ndërprenë fjalën opozitës

    Insajderi
    11 July 2025 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët kanë tentuar për herë të 45-të, të konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Por procesi është shoqëruar me tensione dhe ndërprerje fjalimeve nga Avni Dehai ndaj opozitës.

    Kryesuesi Avni Dehari ka ndërhyrë deputetët e tri partive opozitare, gjatë seancës, duke ua ndërprerë fjalën deputetëve.

    “Sot është hera e 45-të që kryesuesi po e shkel Kushtetutën”, deklaroi Abelard Tahiri nga PDK, por menjëherë pas kësaj Dehari ia ndaloi fjalën.

    Situata u tensionua edhe më tej kur Ekrem Hyseni nga LDK propozoi që të kthehen në procedurë, por edhe atij iu ndërpre fjala nga Dehari.

    “Unë propozoj që të ktheheni në procedurë…”, tha Hyseni.

    “Po e shohim që ka një bllokadë të qëllimshme”, tha Time Kadrija nga AAK, por edhe ajo nuk u lejua ta përfundojë fjalën.

    Ky është tentimi i 45-të për të konstituuar Kuvendin, ndërsa bllokada dhe ndërprerjet po e zvarrisin procesin dhe po thellojnë krizën politike. Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark