Gara shpejtësie në Ferizaj, policia arreston dy persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gara shpejtësie në Ferizaj, policia arreston dy persona

    Insajderi
    11 July 2025 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësia policore e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar dy automjete, një Opel me targa të huaja dhe një Daimler Benz me targa vendore, të dy duke qarkulluar me shpejtësi jashtë normave.

    Shoferët L.I., 26 vjeç, dhe B.D., 25 vjeç, janë kapur duke zhvilluar gara shpejtësie në rrugën “Driton Islami”, ku kufizimi i lejuar i shpejtësisë është 50 km/h.

    Sipas policisë, ata qarkullonin me shpejtësi prej 91 km/h, shpejtësi kjo e matur me veturën inteligjente të policisë. 

    Për këto kundërvajtje, të dy shoferëve u janë shqiptuar masa ndëshkuese që përfshijnë gjobë prej 500 euro secilit, 5 pikë negative në patentë, si dhe ndalim i drejtimit të automjetit për 12 muaj.

    Policia apelon për respektim të rregullave të trafikut dhe kujdes maksimal në rrugë për sigurinë e të gjithë qytetarëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark