Kryetari i Lezhës kritikon pushuesit: Plazhet publike bosh, ankohen për çmime tek privatet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Lezhës kritikon pushuesit: Plazhet publike bosh, ankohen për çmime tek privatet

    Insajderi
    11 July 2025 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar me tone kritike ndaj disa pushuesve që, sipas tij, zgjedhin të frekuentojnë plazhet private të hoteleve, edhe pse kanë alternativa më të lira në dispozicion, shkruan Insajderi.

    Në një postim në Facebook, Ndreu u shpreh i habitur që plazhet publike në Shëngjin – të cilat ofrojnë qasje falas ose me çmime të ulëta për shezllone, rrinë bosh, ndërkohë që pushuesit i drejtohen stacioneve të hotelerive ku çmimet janë më të larta.

    “Nuk i kuptoj ca pushues! Plazhet publike bosh, në shumë pika të Shëngjinit, shkojnë tek stacionet e hotelerive ku çmimi është më i lartë!”, shkruan Ndreu.

    Ai thekson se plazhet publike në zonën e Shëngjinit janë të hapura për të gjithë, ku qytetarët mund të marrin çadrat dhe shezllonet e tyre pa pagesë, ose të paguajnë shuma modeste prej 300–500 lekësh për përdorimin e pajisjeve të plazhit të ofruara nga bashkia.

    “Kemi thënë që keni stacione publike me 0 lekë me çadrën tuaj, ose me çmime 300–400–500 lekë nëse kërkon çadër dhe shezllon,” shton ai.

    Ndreu tha se bashkia nuk mban përgjegjësi për çmimet e vendosura nga operatorët privatë, dhe se pushuesit nuk duhet të ankohen për çmime të larta në stacionet hoteliere, kur kanë në dispozicion plazhe publike me kushte të favorshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark