Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për sot

Insajderi
12 July 2025 - 08:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryesisht me kthjellime e diell parashihet situata meteorologjike ditën e shtunë. Orëve të pasdites përreth zonave malore priten zhvillime të vransirave lokale. Temperaturat minimale ende do të jenë pak të ulëta, që zbresin në 9C e 12C, orëve të hershme të mëngjesit. Ndërkohë maksimalet gjatë ditës arrinë vlera prej 29C e 31C. Frynë erë e lehtë perëndimore e jugperëndimore 1-4m/s.

Mot më i nxehtë po parashihet të mbretëroj në vend ditën e diel, me më shumë kthjellime, dhe maksimale deri në 32C. Të hënën shkojnë deri në 33C e 35C. Ditën e martë vransira kalimtare që kalojnë përgjatë rajonit sjellin kushte për rrebeshe shiu e bubullima. Mundësi për reshje më të pakta shiu paraqiten edhe të mërkurën. Temperaturat zbresin përreth 30C. Minimalet luhaten ndërmjet 13C e 17C. Nga dita e hënë frynë erë veriore e veriperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-7m/s, me hove deri në 10m/s ditën e martë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark