Loredana ‘shpërthen’ në rrjete për Mozzik - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Loredana ‘shpërthen’ në rrjete për Mozzik

    Insajderi
    11 July 2025 - 20:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperja shqiptare Loredana ka reaguar ashpër në rrjete sociale, duke mohuar zërat se tekstet e disa prej këngëve të saj i janë drejtuar ish-partnerit, Mozzik.

    Përmes një postimi në Instagram, ajo u shpreh qartë: “Për ta sqaruar njëherë e mirë: Nuk e kam pasur kurrë fjalën për Mozzik në ndonjë nga këngët e mia.”.

    Loredana dhe Mozzik kanë qenë një nga çiftet më të përfolura të showbizit shqiptar, duke ndarë edhe një vajzë së bashku, Hanën. Edhe pas ndarjes, marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, me fansa që interpretojnë tekstet e tyre si mesazhe të koduara ndaj njëri-tjetrit.

    Me këtë deklaratë, Loredana ka tentuar të ndalë një herë e mirë aludimet që lidhen me të kaluarën e saj personale./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark