Vritet Agim Muharremi, pjesëtar i Armatës maqedonase - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vritet Agim Muharremi, pjesëtar i Armatës maqedonase

    Insajderi
    11 July 2025 - 22:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agim Muharremi, pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut është vrarë paraditen e sotme në fshatin Batnicë të Shkupit.

    49-vjeçari dyshohet se është vrarë nga një person te ura në hyrje të fshatit Batincë.

    Siç raporton Alsat M, i dyshuari është në kërkim nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

    Vdekjen e ushtarit Muharremi e ka konfirmuar ekipi i Spitalit të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.

    “Policia nga vendi i ngjarjes ka sekuestruar prova të cilat mund të trasojnë pistat e hetimit për zbardhjen e rastit. Motivi akoma mbetet i pa njohur. Në rrethana jo zyrtare mësohet se dorasi është preson i njohur për organet e rendit dhe me precedent penal”.

    “Gjatë aktit të vrasjes, viktima ka qenë i shoqëruar edhe nga një person tjetër, ndërsa për dorasin grupi hetimor është duke mbledhur informacione nëse është asistuar ose jo nga ndokush që mund ta ketë njoftuar për lëvizjet e tashmë të ndjerit”.

    Ndërkohë ARM-ja ka konfirmuar se një pjesëtarë i tyre është vrarë duke njoftuar se Muharremi sot ka shfrytëzuar ditën e lirë, pra në momentin e vrasjes nuk ka qenë në punë dhe as në uniformë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark