Pasojat e luftës, sa para i duhen Ukrainës për rimëkëmbjen? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pasojat e luftës, sa para i duhen Ukrainës për rimëkëmbjen?

    Insajderi
    11 July 2025 - 23:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (OIM), Amy Pope, deklaroi nga Roma, gjatë Konferencës për Rimëkëmbjen e Ukrainës, se vendi ka nevojë për rreth 524 miliardë dollarë për t’u rimëkëmbur nga pasojat e luftës. Pope nënvizoi se këto nevoja kërkojnë “financime të qëndrueshme dhe të parashikueshme”.

    “Paqja mbetet një shpresë e përbashkët për shumëkënd, por realiteti në terren është ende kompleks. Rimëkëmbja duhet të ecë paralelisht me rindërtimin e jetëve, rikthimin e shërbimeve bazë dhe forcimin e institucioneve që tani”, tha Pope.

    Sipas saj, pothuajse gjysma e popullsisë së Ukrainës ka nevojë për ndihmë humanitare, ndërsa miliona familje janë të zhvendosura. Pope kujtoi vizitën e saj në Ukrainë vitin e kaluar, ku u trondit nga përmasat e shkatërrimit, por edhe u frymëzua nga forca e grave ukrainase që kishin ikur nga zonat në konflikt.

    Sipas të dhënave të OIM, shumë ukrainas po rikthehen në vendet e tyre të origjinës, shpesh për mungesë alternativash. Pope theksoi se është jetike të krijohen kushte për një rikthim të sigurt, vullnetar dhe dinjitoz, duke shtuar se “nëse nuk rritet mbështetja afatgjatë, shumë prej tyre nuk do të arrijnë të riintegrohen dhe rreziku i zhvendosjeve të reja do të mbetet i lartë”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark