
1019 bimë marijuanë u gjetën dhe u asgjësuan nga oficerët e policisë të Departamentit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në një zonë rurale të Artës në Greqi, ndërsa u kryen 4 arrestime.
Policia greke, duke përdorur informacionin e duhur, gjeti një zonë rurale të Artës, të rrethuar nga bimësi e dendur dhe e egër, fidanë të kultivuar marijuanë.
Si pjesë e një operacioni të organizuar policor, dy burra me kombësi shqiptare u arrestuan në vend, të cilët dyshohet se ishin përgjegjës për kujdesin ndaj plantacionit.
Më pas, në shtëpitë e tyre u arrestuan një tjetër shqiptar dhe një grek nga Arta, të cilët, siç doli nga hetimi paraprak, kishin rolin kryesor të grupit.
Gjatë kontrollit të zonës së plantacionit, u gjet dhe u konfiskua një fidanishte e përbërë nga 374 bimë marijuanë në vazo, ndërsa u shkulën dhe u asgjësuan edhe 645 fidanë të tjerë marijuanë, të cilët ishin mbjellë në tokë. U sekuestruan gjithashtu pajisjet për kultivimin e plantacionit.