Një kilogram drogë dhe dy armë - ky është i dyshuari që u dorëzua sot në polici - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një kilogram drogë dhe dy armë – ky është i dyshuari që u dorëzua sot në polici

    Insajderi
    12 July 2025 - 13:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës në Pejë, ka zhvilluar ditën e premte një bastisje. Gjatë aksionit, janë sekuestruar rreth një kilogram drogë dhe dy armë zjarri.

    Lidhur me rastin, zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi tha se se ditën e sotme i dyshuari është dorëzuar duke u paraqitur në stacionin policor.

    Insajderi merr vesh se personi i arrestuar është Brahim Komani.

    “I dyshuari për rastin e djeshëm për rreth 1 kilogram narkotikë dhe dy armë zjarri është paraqitur sot në Stacionin Policor”, tha Nikçi për Insajderin.

    Me urdhër të prokurorit i dyshuari do të  ndalohet për 48 orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark