Shukri Buja forcon rrethin në garë për kryetar të Lipjanit, në koalicion e partinë e Pacollit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shukri Buja forcon rrethin në garë për kryetar të Lipjanit, në koalicion e partinë e Pacollit

    Insajderi
    12 July 2025 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas zyrtarizimit si kandidat për Kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar se ka lidhur koalicion me AKR-në në Lipjan.

    Ai tha se sot ka nënshkruar marrëveshjen për koalicionin parazgjedhor duke e cilësuar si bashkim vlerash.

    “Lipjan, 12 Korrik 2025 – Sot, së bashku me kryetarin e Degës së AKR-së, z. Bekim Kozhani, kemi nënshkruar marrëveshjen për koalicionin parazgjedhor ndërmjet PDK-së dhe AKR-së në Lipjan. Ky është një hap i rëndësishëm dhe i guximshëm drejt fitores, një bashkim vlerash dhe vizioni për ndryshimin që qytetarët e Lipjanit e meritojnë dhe e presin prej kohësh.

    Ftoj të gjithë qytetarët, strukturat, simpatizantët dhe mbështetësit tanë që të mobilizohen dhe të japin mbështetjen e tyre për këtë rrugëtim të përbashkët. Koha për ndryshim ka ardhur – dhe bashkë do ta bëjmë realitet!”, ka shkruar ai në “Facebook”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark