Rrjeti e kryqëzoi për ‘mohimin’ e origjinës, Anetta Beri reagon ashpër - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Rrjeti e kryqëzoi për ‘mohimin’ e origjinës, Anetta Beri reagon ashpër

    Insajderi
    12 July 2025 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Modelja shqiptare Anetta Beri, e cila jeton dhe vepron në Londër, së fundmi ka marrë vëmendje në rrjete sociale pas një video-prezantimi të përditshmërisë së saj dhe stilit personal për The Gloss.

    Në video, Anetta u pyet: “Nga vjen?” – dhe ajo u përgjigj se është nga Londra, pa përmendur origjinën nga Kosova. Kaq mjaftoi që disa ndjekës ta akuzonin për “mohim të prejardhjes”, duke hapur një debat të ndezur në rrjete sociale.

    Por modelja nuk qëndroi në heshtje. Përkundrazi, reagoi me forcë, duke sqaruar gjithçka:

    “Asnjëherë s’e kam mohu që prejardhjen e kam nga Kosova. Mirëpo, pyetja ka qenë ‘Where are you from?’ – përkthimi: unë kam lindur dhe jam rritur në Londër, nuk jam as nga Kosova, as nga Shqipëria. Jam shqiptare me origjinë, mirëpo nuk jam nga Kosova. Jam njeri shumë unproblematic, mos u mundoni me u kap dikah veç pse s’keni ku tjetër. Edhe të paktën kur flas anglisht, e kam theksin british. Qysh s’e keni ditë prej fillimit që jam shqiptare, pa e tregu unë vet? As tash s’kisha dasht me tregu. Merruni me punët e juaja, leni hallkun. Edhe keni kujdes çka flisni e çka postoni afër fotove përdorni se lehtë është me padit këtej, hiç s’pritojm. Ju dua.”

    Me këtë reagim, modelja dërgon një mesazh të qartë për ata që gjykojnë pa e kuptuar kontekstin, duke rikujtuar se identiteti nuk përcaktohet vetëm nga mënyra si përgjigjemi në një pyetje, por nga mënyra si e përfaqësojmë origjinën tonë me dinjitet, çdo ditë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark