Bajraktari: 16 korriku është një ditë e rëndësishme për ish-krerët e UÇK-së në Hagë dhe një test serioz për Gjykatën - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Bajraktari: 16 korriku është një ditë e rëndësishme për ish-krerët e UÇK-së në Hagë dhe një test serioz për Gjykatën

    Insajderi
    12 July 2025 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    16 Korriku është datë e rëndësishme për procesin gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së dhe test serioz i objektivitetit të gjykatës.

    Shkruan: Ardian Bajraktari

    Procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së në Hagë, tashmë, është në një fazë të rëndësishme, javen e ardhshme, gjegjësisht më 16 Korrik do të bëhet publik vendimi i trupit gjykues lidhur me mocionin e përbashkët të palës mbrojtëse, përkatësisht kërkesën për hudhje të pikave të aktakuzës.

    Ky proces gjyqësor është i shoqëruar me shkelje të shumta, siç i kemi thënë që në krye të herës, duke filluar nga mungesa e transparencës, stërzgjatja e procesit, mungesa e kredibilitetit të provave/dëshmive, qasja diskriminuese ndaj palës mbrojtese në raport me palën akuzuese, e mbi të gjitha vënia në dyshim e objektivitetit të trupit gjykues.

    Objektiviteti apo parimi i barazisë së palëve/armëve në procedurë, është bazë dhe fundament i garantimit të një gjykimi të drejtë, të paanshem e objektiv.

    Ky parim te Dhomat e Specializuara në Hagë, është i cënuar seriozisht që nga mënyra se si është ideuar dhe se si funksionin kjo Gjykatë, e tëra nën një ombrellë.

    Edhe veprimet (në jo pak raste) të trupit gjykues, e veçmas njërin prej anëtarëve, duke u përfshirë me pyetje orientuese, rrjedhimisht të ndaluara për dëshmitarët, e çon në një dimension tjetër dyshimin, duke e ngritur nivelin në shqetësim serioz objektivitetin e trupit gjykues.

    Vendimmarrja e cila do të publikohet javën e ardhshme, gjegjësisht më 16 Korrik, është një test i këtij shqetësimi dhe sinjal tejet domethënës për ecurinë e procesit dhe vendimmarrjen e mëpastajme përkitazi me këtë proces gjyqësor sa të ndjeshëm aq edhe të rëndësishëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark