Fitore Pacolli “e gjen” palën bllokuese në Kuvend, tregon madje se si duhet të ndëshkohen deputetët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fitore Pacolli “e gjen” palën bllokuese në Kuvend, tregon madje se si duhet të ndëshkohen deputetët

    Insajderi
    12 July 2025 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka akuzuar tri partitë– PDK-në, LDK-në dhe AAK-në – se po bllokojnë procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke kundërshtuar vazhdimisht propozimin e VV-së, me Albulena Haxhiun si kandidate.

    Sipas Pacollit, sjellja e këtyre partive përbën shkelje të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit. Ajo vlerëson se akuzat që po i drejtohen VV-së janë të pabaza, pasi – siç thotë ajo – opozita është ajo që po e pengon formimin e institucioneve.

    Pacolli ka shkuar edhe më larg, duke propozuar masa ndëshkuese ndaj deputetëve që nuk marrin pjesë në votim: “Nëse Kuvendi nuk arrin të konstituohet deri në fund të muajit, ata që refuzojnë të votojnë duhet të humbin mandatin.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark