“Nëse PSG fiton ndaj Chelseat, Dembele e ka në xhep Topin e Artë” – Trajneri francez bën deklaratën e fortë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    “Nëse PSG fiton ndaj Chelseat, Dembele e ka në xhep Topin e Artë” – Trajneri francez bën deklaratën e fortë

    Insajderi
    13 July 2025 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pascal Dupraz, ish-trajneri i Ligue 1, e ka cilësuar Ousmane Dembele si një nga favoritët kryesorë për të fituar Topin e Artë 2025.

    Sipas tij, një fitore e Paris Saint-Germain kundër Chelseat në finalen e Kupës së Botës për Klube më 13 korrik mund ta çojë Dembelen drejt trofeut individual.

    Sulmuesi francez ka pasur një sezon mbresëlënës me PSG-në, duke shënuar 35 gola dhe dhënë 16 asistime në 52 paraqitje.

    Duke folur si komentator televiziv, Dupraz u shpreh se PSG-së i duhet fitorja ndaj Chelseat, në mënyrë që Dembele të fitojë Topin e Artë.

    “Nëse PSG fiton kundër Chelseat, për mua është mbyllur puna, Dembele duhet ta fitojë Topin e Artë”, tha Dupraz.

    Ai theksoi se kjo ishte një pikëpamje personale dhe modeste, nga këndvështrimi i një vëzhguesi jashtë skenës së brendshme të futbollit.

    Sipas tij, gazetarët që votojnë për çmimin ndonjëherë e interpretojnë ndryshe ndikimin e lojtarëve, veçanërisht në ndeshje të mëdha si finalet.

    Megjithatë, një paraqitje e shkëlqyer kundër Chelseat mund të rrisë ndjeshëm shanset e Dembeles për të fituar çmimin më të madh individual në futboll.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark