
Emisari i SHBA’së për misione të posaçme në Administratën Trump, Richard Grenell, ka reaguar kundër presidentes Vjosa Osmani, duke e akuzuar se po manipulon me fjalët e presidentit amerikan, pasi ky i fundit tha se ndaloi një luftë mes Kosovës dhe Serbisë.
Grenell me anë të platformës ‘X’ ka thënë se Osmani nuk ishte pjesë e Marrëveshjes së Washingtonit në Zyrën Ovale, shkruan Insajderi.
“Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e Presidentit Donald Trump. Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për punën e bërë në paqen dhe normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020 – përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit nga Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë“, thuhet në shkrimin e Grenell.
“Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendosh sikur kishte diçka të re është absurde“. /Insajderi.org/
Shame on @VjosaOsmaniPRKS for manipulating President Donald Trump’s words.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) July 13, 2025
Donald Trump was nominated for a Nobel Peace Prize for his work on Kosovo-Serbia peace & economic normalization in 2019 and 2020 – through the Trump White House signing of the Washington Agreement in the… pic.twitter.com/zXRWs8qyy3