Aksidenti në Ferizaj shndërrohet në rast penal, Policia zbulon armë në veturën pa targa - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti në Ferizaj shndërrohet në rast penal, Policia zbulon armë në veturën pa targa

    Insajderi
    13 July 2025 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident trafiku në fshatin Burrnik të Ferizajt ka çuar në një zbulim të papritur nga Policia e Kosovës.

    Gjatë trajtimit të të lënduarve në Qendrën Emergjente të qytetit, autoritetet policore kanë identifikuar një armë zjarri në njërën prej veturave të përfshira në aksident.

    Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, rreth orës 11:20 patrullat policore janë njoftuar për një person të lënduar në një aksident trafiku që po trajtohej në emergjencë. I lënduari është identifikuar si Sh.K., 38 vjeç.

    Aksidenti kishte ndodhur në aksin rrugor Gaçkë–Burrnik, ku ishin përfshirë dy automjete, njëra me targa vendore dhe tjetra pa targa. Njësia e Trafikut Rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes për të bërë ekzaminimin e automjeteve.

    Gjatë kontrollit të veturës pa targa, në pjesën e pasme të saj është gjetur një armë zjarri – pistoletë, e cila më pas është konfiskuar nga njësitë hetimore dhe forenzike të policisë.

    I dyshuari është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

    Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

    Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me aksidentin dhe gjetjen e armës janë ende në vijim dhe se publiku do të njoftohet me raport shtesë për zhvillimet e reja në këtë rast.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark