
“Tuttosport” shkuan se Jadon Sancho ka arritur një marrëveshje paraprake me Juventusin për një kontratë katërvjeçare, ndërsa bisedimet mes klubit italian dhe Manchester United vazhdojnë për transferimin e lojtarit anglez.
Detajet e marrëveshjes tregojnë se Sancho ka pranuar të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me vlerë mbi 5 milionë euro neto në sezon, me një opsion për një sezon shtesë dhe bonuse deri në 1.5 milion euro.
Kjo tregon një ulje page nga ana e lojtarit për t’u bashkuar me “Zonjën e Vjetër”, pasi aktualisht ai te Man Utd paguhet 12 milion euro neto.
Sancho shihet se preferon të kalojë te Juventusi pas përfundimit të huazimit të tij njësezonal te Chelsea.
Sipas “Tuttosport”, çmimi i kërkuar nga Manchester United ka rënë në 25 milionë euro, ndërsa oferta e Juventusit është 15 milionë euro plus bonuse. Klubi italian është optimist për të mbyllur marrëveshjen javën e ardhshme.
Në të njëjtën kohë, Juventus vijon negociatat me Porto për të mbajtur në skuadër anësorin portugez Francisco Conceicao, me zhvillimet e fundit që janë pozitive.
Të dy lojtarët, Sancho dhe Conceiçao, pritet të jenë pjesë e Juventusit në sezonin e ardhshëm, ndërsa Samuel Mbangula dhe Nico Gonzalez do të largohen nga skuadra.