Shkarkoi në det mbeturinat e mjetit lundrues, procedohet penalisht drejtuesi i skafit në Dhërmi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkarkoi në det mbeturinat e mjetit lundrues, procedohet penalisht drejtuesi i skafit në Dhërmi

    Insajderi
    13 July 2025 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, krahas patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, kanë ndërhyrë menjëherë në plazhin e Dhërmiut, pas denoncimit se nga një mjet lundrues po hidheshin mbeturina në det dhe po qëndronte afër bregut, duke shkelur perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit.

    Si pasojë është proceduar penalisht dhe është ndëshkuar drejtuesi i skafit me masë administrative 100,000 lekë.

    Pas lokalizimit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndëshkuar subjektin tregtar që kishte në pronësi skafin, me masën administrative 100 000 lekë, për shkelje të nenit 24/c “Zhvillimi i aktiviteteve jashtë zonave të kufizuara”, të ligjit nr. 43/2020. Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Ndotja e ujërave” dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin G. I., 25 vjeç, pasi gjatë pastrimit të mjetit kishte hedhur mbeturina në det.

    Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë sigurinë publike apo të dëmtojë mjedisin detar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark