
Pas thashethemeve të shumta në rrjete sociale dhe media për një lidhje të mundshme mes tij dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj, Ledri Vula ka vendosur të flasë hapur për natyrën e marrëdhënies së tyre.
Në një intervistë të fundit me Alketa Vejsiun, reperi i njohur nga Prishtina sqaroi se lidhja mes tyre është profesionale dhe se mes tyre ekziston një kimi e fortë pune.
“Jemi me një ekip, po na bie si në studio, si në koncerte, me qenë gjithë kohën së bashku. Edhe koncertet i kemi bashkë, është shumë energjia, krejt ekipi”, u shpreh Ledri.
Tutje ai shtoi: “Jo, mirë jam. Shkojmë në skenë, rrimë bashkë mirë. Besoj që kish funksionu, nëse dy njerëz duhen pa marrë parasysh a kanë fëmijë, dashuria i mund të gjitha. Jemi me një ekip së bashku, është kimia e punës aq e mirë. Koncertet na kanë ec shumë bukur”.
“Kemi pasur një gjuhë të përbashkët, se të dy i kemi historitë e njëjta. Na ka rënë të flasim si po e vazhdojmë jetën, më pëlqen edhe si artiste. Ka qejf me punu. Muhabeti na ka ec shumë mirë”, përfundoi këngëtari.