
Jannik Sinner shkroi një faqe të re në historinë e tenisit duke u shpallur kampion i Wimbledonit 2025, pas një përballjeje të fortë me yllin spanjoll Carlos Alcaraz. Ndeshja përfundoi me rezultat 3:1 në sete (4:6, 6:4, 6:4, 6:4), duke vulosur suksesin e italianit.
Finalja nisi me dominimin e Alcaraz, i cili fitoi setin e parë 6:4 pas një kthese të jashtëzakonshme në fund të setit, duke rikuperuar nga 2:4 dhe duke fituar me një goditje të pasme spektakolare pas një shkëmbimi të gjatë.
Megjithatë, Sinner nuk u dorëzua. Në setin e dytë, ai reagoi fuqishëm duke barazuar rezultatin, duke treguar saktësi dhe qetësi në momentet kyçe, dhe duke fituar me të njëjtin rezultat 6:4.
Përballja u bë edhe më dramatike në setin e tretë, ku Sinner arriti të bëjë përmbysjen e plotë, duke fituar përsëri 6:4 dhe duke marrë epërsinë 2-1 në sete. Kjo i dha italianit një avantazh psikologjik dhe fizik për të hyrë në setin e katërt me vetëbesim të lartë.
Në setin final, Sinner e mbylli takimin me qetësi dhe efikasitet, duke fituar 6:4 dhe duke fituar trofeun e Wimbledonit për herë të parë në karrierë.
Jannik Sinner is a Wimbledon champion 🇮🇹
The world No.1 defeats Carlos Alcaraz 4-6, 6-4, 6-4, 6-4 to win the 2025 Gentlemen's Singles Trophy 🏆#Wimbledon pic.twitter.com/UMnwV4Fw78— Wimbledon (@Wimbledon) July 13, 2025
Ky titull vjen si një hakmarrje për italianin, i cili pak javë më parë pësoi humbjen e hidhur në finalen e Roland Garros ndaj Alcarazit.