
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një rast plagosjeje që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Shtimes.
Sipas njoftimit zyrtar, një person i plagosur kishte marrë trajtim mjekësor në emergjencë dhe më pas ishte larguar nga aty.
Ai është ndaluar më vonë nga një patrullë policore, ku ka deklaruar se një person i panjohur kishte shtënë katër herë me armë zjarri në drejtim të tij, duke e qëlluar një herë në këmbë.
Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedurat e mëtejme hetimore dhe po punon në zbardhjen e plotë të rastit.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim./Insajderi