Egli e quan "fshatar" Gjestin?/FOTO - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Egli e quan “fshatar” Gjestin?/FOTO

    Insajderi
    14 July 2025 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Egli Tako ka zgjedhur një mënyrë të drejtpërdrejtë për të dhënë një mesazh me nënkuptim përmes rrjeteve sociale.

    Në një Instastory të publikuar së fundmi, ajo shkroi në gjuhën angleze “A Queen never leaves her throne to address a peasant throwing stones” (Një Mbretëreshë nuk e lë kurrë fronin e saj për t’iu drejtuar një fshatari që hedh gurë).

    Ky status i pazakontë dhe metaforik është interpretuar nga ndjekësit si një kunj i hapur, ndoshta i drejtuar ndaj Gjestit. E

    dhe pse Egli nuk përmend emra, përmbajtja lë pak vend për dyshime, duke sugjeruar se dikush po e provokon nga “poshtë”, ndërsa ajo zgjedh të ruajë qëndrimin e saj të lartë.

    Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit ka qenë shpesh në vëmendje pas përfundimit të “Big Brother”, dhe ky postim vetëm sa ka shtuar kureshtjen e publikut për raportet e tyre aktuale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark