
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku përveç bashkëshortit të saj, Naim Murseli, i akuzuar për vrasje, në bankën e të akuzuarve ndodhet edhe Kushtrim Kokalla (familjar i Murselit) e Granit Plava.
Vëllai i viktimës, Leonard Ademaj i cili ka nisur dëshminë e tij, ka rrëfyer momentin kur dhe nga kush e ka marrë lajmin për vrasjen e motrës.
“Lajmin për vrasjen e Liridonës e kemi marrë nga babai i Kushtrim Kokallës. Ka thënë a e keni parë në media që e kanë vrarë Liridonën. Ai e ka thirrur gruan e parë të babait tim, qe e ka motër”
Ai ka shtuar se gruaja e parë e babait të tij është halla e Kushtrimit.
“Gruaja e parë e babait tim është halla e Kushtrimit ndërsa gruaja e dytë është nëna jonë biologjike”, u shpreh ai.
“Por pasi kemi jetuar në Zvicër, jemi në emër të gruas së parë,” ka sqaruar vëllai i viktimës.
Sipas aktakuzës, edhe Kushtrim Kokalla akuzohet për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt së bashku me bashkëshortin e saj, Naim Murselin dhe Granit Plavë.
Seanca ka filluar nga ora 09:00 e 14 korrikut të së hënës./Insajderi
Lexo edhe: