AAK sot zyrtarizon kandidaturat për kryetarë komunash - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK sot zyrtarizon kandidaturat për kryetarë komunash

    Insajderi
    14 July 2025 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur për sot një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, ku pritet të zyrtarizohen të gjitha kandidaturat për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

    AAK-ja ka bërë tashmë publike një pjesë të kandidatëve të saj në disa nga komunat kryesore të vendit. Në komunat ku aktualisht udhëheq; Gjakovë, Klinë, Suharekë, Rahovec dhe Deçan, kryetarët aktualë do të garojnë për një mandat të ri katërvjeçar, duke kërkuar vazhdimësinë e qeverisjes.

    Ndërkohë, partia ka emëruar si kandidatë për komunat e tjera: Ali Berisha në Pejë, Bekë Berisha në Prishtinë, Nazim Gagica në Gjilan, Besnik Krasniqi në Prizren, Xhemile Murati në Ferizaj, Qazim Nimani në Mitrovicë, Faton Jakupi në Kamenicë, Agron Kuçi në Junik, Ukë Blakaj në Istog, Vildane Latifi në Fushë Kosovë, Baki Feta në Podujevë, Labinot Bislimi në Viti dhe Ilir Tasholli në Lipjan.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark