
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor, i cili dyshohet se ka sulmuar dhe kërcënuar me armë një të mitur në një fshat të Ferizajt.
Incidenti ka ndodhur me 13 korriku, kur një person me rroba civile, i cili ishte prezantuar si polic, dyshohet se ka kërcënuar të miturin.
Pas ndërhyrjes së njësive policore, personi i dyshuar është identifikuar si zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare dhe më pas është vet-paraqitur në stacion policor.
IPK ka rekomanduar suspendimin e tij, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, me dyshimin për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.