Katër të vdekur nga përplasja e avionit në Londër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Katër të vdekur nga përplasja e avionit në Londër

    Insajderi
    14 July 2025 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një avion i vogël është përplasur duke shpërthyer në flakë, pasditen e së dielës në Aeroportin Southend në Londër, raporton BBC.

    Sipas policisë së Essex, avioni 12-metërsh ka shpërthyer në flakë në pjesën veriore të zonës së Southend-on-Sea, ndërsa bëhet e ditur se kompania holandeze Zeusch Aviation ka konfirmuar se ishte fluturimi i saj SUZ1 i “përfshirë në një aksident”.

    Edhe pse deri më tani nuk është konfirmuar zyrtarisht numri i viktimave, burime të mëparshme sipas mediave kanë njoftuar se bëhet fjalë për katër persona të vdekur, dy pilotë dhe dy pasagjerë.

    Raportohet se aeroporti Southend mbetet i mbyllur deri në një njoftim të dytë, ndërsa po zhvillohen hetimet mbi shkaqet e aksidentit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark