AKK: Qeveria përsëri i bllokon komunat, bllokim i drejtpërdrejtë i qytetarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AKK: Qeveria përsëri i bllokon komunat, bllokim i drejtpërdrejtë i qytetarëve

    Insajderi
    15 July 2025 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar sërish ndaj bllokimit të xhirollogarive bankare të disa komunave, përfshirë Ferizajin, Lipjanin dhe komuna të tjera, që ka ndodhur sot.

    “Ky bllokim i radhës po e paralizon funksionimin e institucioneve komunale dhe rrezikon ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët, përfshirë shërbimet publike, dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës. Edhe pse këto bllokime ndërlidhen me vendime përmbarimore, ato janë rezultat i mungesës së zgjidhjes nga niveli qendror për detyrimet që nuk janë krijuar nga vetë komunat, siç është rasti i kontratave kolektive. Komunat nuk mund të mbajnë përgjegjësi për vendime që nuk i kanë marrë vetë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga AKK.

    Tutje nga AKK kërkojnë lirim urgjent të xhirollogarive.

    “Bllokimi i komunave është bllokim i drejtpërdrejtë i qytetarëve dhe duhet të marrë fund menjëherë. AKK kërkon lirimin urgjent të xhirollogarive dhe zgjidhje të qëndrueshme ligjore dhe financiare, që mbron funksionimin e komunave dhe respektimin e autonomisë së pushtetit lokal”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark