Vdes në Shqipëri 20-vjeçari nga Rahoveci - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes në Shqipëri 20-vjeçari nga Rahoveci

    Insajderi
    15 July 2025 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të 20-vjeçarit nga Rahoveci, Anid Samir Hoxha.

    Ai tha se Anidi po qëndronte për pushime në bregdetin shqiptar.

    “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të 20-vjeçarit nga Rahoveci, Anid Samir Hoxha.

    Anidi po qëndronte për pushime në bregdetin shqiptar, së bashku me shokët e tij.

    Kjo humbje e papritur na preku thellë të gjithëve, familjen, shokët dhe secilin që e njohu Anidin, si djalë të mirë e të dashur.

    Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoxha, miqtë dhe për të gjithë ata që ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje të rëndë. Qoftë i lehtë dheu për Anidin!”, shkroi ai./insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark