Vet-aksident në Prizren, vdes shoferi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vet-aksident në Prizren, vdes shoferi

    Insajderi
    15 July 2025 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjën e së hënës në daljen jugore të Prizrenit nga Autostrada “Ibrahim Rugova”.

    Në vet-aksident ka humbur jetën shoferi dhe pasagjeri është dërguar për tretman mjekësor.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

    “Është shkaktuar një vet-aksident trafiku ku si pasojë e humbjes se kontrollit mbi drejtimin e një kamionete ka humbur jetën drejtuesi i saj mashkull kosovar. Po ashtu lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri i cili është dërguar në trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Ekipet relevante jane marr me rastin. Policia apelon per vigjilencë me te madhe nga te gjithe shoferët gjatë drejtimit te automjeteve  dhe respektim te shenjave në rrugët e vendit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark