“Trump kërkoi bombardimin e Moskës”/ Financial Times: I vendosi kusht Kievit për ... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Trump kërkoi bombardimin e Moskës”/ Financial Times: I vendosi kusht Kievit për …

    Insajderi
    15 July 2025 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jam i zhgënjyer, por nuk kam mbaruar ende punë me të.

    Ky ishte komenti i Presidentit Amerikan Donald Trump në një intervistë telefonike për BBC, vetëm disa orë pasi Kreu i Shtëpisë së Bardhë I vuri ultimatum Presidentit Rus Vladimir Putin që të mbyllte luftën në Ukrainë  brenda 50 ditëve, ose në të kundërt Rusia do të përballej me tarifa 100%. Trump tha se ka qenë 4 herë pranë arritjes së një marrëveshje me Kreun e Kremlinti, por kur u pyet nëse kishte besim tek Vladimir Putin, Trump tha se ai nuk I beson askujt.

    “Kam qenë katër here pranë një marrëveshje paqeje me Vladimir Putin. Duket si diçka e thjeshtë, por nuk është. Jam i zhgënjyer prej tij. Ne arritëm në parim një marrëveshje për paqe të paktën 4 herë dhe pastaj kur mbyll telefonatën çfarë të shohësh, ai bombardon një azil të moshuarish në Kiev. Nuk i besoj askujt!”

    Presidenti Amerikan tha në intervistën e tij telefonike për BBC se puna për të ndalur gjakderdhjen në luftën Rusi Ukrainë do të vijojë.

    Kreu i Shtëpisë foli edhe për bashkëpunimin e Washingtonit me Vendet e NATO-s, aleancë të cilën më parë e kishte quajtur  të vjetëruar.Trump tha se mendimi i tij për NATO-n, tashmë ka ndryshuar ndërsa shtoi se Aleanca Veri Atlantike po ia del të paguaj vetë faturat e saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark