Murati fillon “gjuetinë e shtrigave", përmend me emra gjykatësit që ia rrëzuan vendimin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati fillon “gjuetinë e shtrigave”, përmend me emra gjykatësit që ia rrëzuan vendimin

    Insajderi
    15 July 2025 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, është ndarë i pakënaqur me vendimin për Udhëzimin Administrativ për arkat fiskale, të cilin e ka rrëzuar Gjykata Supreme, ku ka përmendur me emra gjyqtarët e saj që nxorën vendimin.

    Murati ka thënë se vendimi që ishte marrë nga Bedri Hamza si ministër i Financave mundësonte “monopolin e arkave fiskale”, shkruan Insajderi.

    Monopoli i arkave fiskale me kosto enorme për bizneset tatimpaguese, i vendosur në kohën kur Bedri Hamza kishte qenë Ministër i Financave, parashihej të merrte fund me Udhëzimin e Ri Administrativ, i cili hapte rrugën për arkat fiskale digjitale, siç tashmë e kanë bërë edhe shumica e shteteve në rajon.

    Mirëpo sot Gjykata Supreme, me gjykatës Delushe Halimi, Lumni Sallauka, dhe Franciska Zhitija-Ymeri, paska vendosur që Udhëzimi Administrativ për arka fiskale digjitale të shfuqizohet”, ka shkruar ai.

    Murati e ka quajtur “vendim absurd” atë të Gjykatës Supreme.

    Gjykata Supreme, pos tjerash, në vendim ka shqyrtuar edhe ligjshmërinë e Muratit si ministër. Ajo e ka njohur Muratin si “deputet” teksa ka potencuar se ka shkelur Ligjin për Qeverinë kur ka marrë akte nënligjore.

    “Në përputhje me nenet 28 dhe 29 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, të cilat përcaktojnë se mandati i Qeverisë përfundon me përfundimin e mandatit katërvjeçar të Kuvendit, si dhe se mandati i anëtarëve të Qeverisë përfundon në rast të zgjedhjes së tyre si deputetë të Kuvendit, gjykata vlerëson se ministri në detyrë përgjegjës për nënshkrimin e aktit nënligjor normativ të kontestuar i ka përfunduar mandati dhe përkatësisht ka qenë ministër në dorëheqje në momentin e nënshkrimit, përkatësisht publikimit të tij në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark