Insajderi
Lajme

Cakolli: Në çfarë cilësie paguhen, tash e tre muaj, 36 “përfaqësuesit” tjerë të VV’së në Kuvend?

Insajderi
15 July 2025 - 21:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Cakolli: Në çfarë cilësie paguhen, tash e tre muaj, 36 “përfaqësuesit” tjerë të VV’së në Kuvend?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka komentuar reagimin e Qeverisë në detyrë për vendimin e Gjykatës Supreme për udhëzimin administrativ për arkat fiskale.

Cakolli ka ironizuar duke pyetur se në çfarë funksioni kanë dërguar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese “përfaqësuesit” e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Insajderi.

“Nëse moskonstituimi i Kuvendit paska nënkuptuar që juridikisht nuk kemi deputetë (e për rrjedhojë as papajtueshmëri mandatesh), atëherë:  1. Në çfarë funksioni kanë qenë ata që e kanë dërguar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese pikërisht për rastin KO124/25?  2. Në çfarë cilësie paguhen, tash e tre muaj, 36 “përfaqësuesit” tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës?””, ka shkruar ai.

Qeveria në detyrë në reagimin e tyre ka pretenduar se s’mund të ketë konflikt mes deputetit dhe ministrit në detyrë dhe se mund të vendosin për akte nënligjore. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark