Haziri-Krasniqit: Jo 19 por 20 vota ia japim, por është e pamjaftueshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri-Krasniqit: Jo 19 por 20 vota ia japim, por është e pamjaftueshme

    Insajderi
    15 July 2025 - 21:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Jo 19 por 20 vota ia japim, por duhet të jemi realistë”.

    Kështu i është përgjigjur në Rubikon nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit.

    Para disa javësh, Memli Krasniqi deklaroi se nëse LDK-ja ia bënë votat, të tjerat i siguron vetë ai, duke iu referuar mundësisë së krijimit të shumicës parlamentare nga partitë e ish-opozitës.

    Por sipas Hazirit, duhet të sillen me racionalitet sepse edhe me 20 votat e tyre është e pamjaftueshme.

    “Nuk ka vullnet për bashkëpunim për të dalë nga kjo situatë nga partia e parë. Të tjerët janë të pa mjaftueshëm me ba në emër të partisë së parë. Jo 19, po 20 vota [Memli Krasniqit] se nuk duhet me nda vullnetin e një deputetit që e ka votën kundër për diçka, ne duhet të llogarisim në të gjithë”, tha Haziri.

    “Më së vështiri është me qenë racional në këtë kohë, në jetë e politikën tonë. Nuk ka të bëjë krejt me racionalitet, këtu është edhe dëshira politike. Pritjet që partia e dytë me marrë mandatin prej presidentit për me kriju shumicën është e natyrshme, por jo e domosdoshme. Pra, presidentja mundet t`ia japë mandatin kujtdo që e formon shumicën, partisë së dytë, tretë. Nuk e jep sy mbyllur mandatin por kush e dëshmon që e ka shumicën”, tha Haziri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark