Shukri Buja forcon ekipin me një mjeke: Me të nuk krenohet vetëm PDK-ja, por edhe Kosova - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shukri Buja forcon ekipin me një mjeke: Me të nuk krenohet vetëm PDK-ja, por edhe Kosova

    Insajderi
    16 July 2025 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i degës së PDK-së, njëherit kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka prezantuar doktoreshën Egzona Bytyqi si përforcim të rëndësishëm të ekipit të tij politik, duke theksuar se me të nuk krenohet vetëm partia, por edhe e gjithë Kosova.

    Egzona Bytyqi, specializante në vitin e fundit në Klinikën e Onkologjisë, është vlerësuar për përkushtimin profesional dhe ndjeshmërinë e saj humane.

    Ajo ka qenë pjesë aktive e jetës institucionale në Lipjan, duke shërbyer si asambleiste në Kuvendin Komunal nga radhët e PDK-së, ku është shpallur disa herë si gruaja më aktive dhe më kontribuese.

    “Egzona nuk është vetëm një emër, por një shembull i kuadrove të përgatitura, të ndershme dhe me vizion të Partisë Demokratike të Kosovës,” ka deklaruar Buja.

    “Me Egzonën, nuk krenohet vetëm PDK, por e gjithë Kosova! Jam krenar që PDK po i përgatitë dhe po i promovon kuadro të denja për nesër, për qeverisjen lokale, si dhe për institucionet shtetërore. Ky është vizioni ynë: të ndërtojmë një Kosovë që udhëhiqet nga njerëz të dijes, të vullnetit dhe të vlerave“, shkroi ai.

    Ai ka shtuar se angazhimi i saj nuk është për pozitë, por për mision – atë të përfaqësimit të qytetarit, shëndetit dhe të ardhmes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark