Sulmet e pushtetarëve në detyrë ndaj Supremes kapin vëmendjen e BE'së, reagon shefi i misionit: Të papranueshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmet e pushtetarëve në detyrë ndaj Supremes kapin vëmendjen e BE’së, reagon shefi i misionit: Të papranueshme

    Insajderi
    16 July 2025 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i misionit të BEsë në Kosovë, Aivo Orav, ka reaguar pas sulmeve të akterëve qeveritarë në pushtet ndaj gjyqësorit, pas vendimit të Gjykatës Supreme për rrëzimin e udhëzimit administrativ për arkat fiskale.

    Orav ka thënë se kjo situatë është diskutuar mes shefave të misioneve të BE-së. I ka quajtur ndërhyrje politike dhe të papranueshme, shkruan Insajderi.

    Shefat e Misioneve të BE-së diskutuan situatën pas vendimit të Gjykatës Supreme. Sulmet ndaj gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor janë të papranueshme”, ka shkruar Orav.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark