Granit Xhaka mund të rikthehet në Ligën Premier, një skuadër angleze fillon bisedimet - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Granit Xhaka mund të rikthehet në Ligën Premier, një skuadër angleze fillon bisedimet

    Insajderi
    16 July 2025 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Granit Xhakës i është ofruar një rikthim befasues në Ligën Premier nga Sunderland, skuadra e sapongjitur në elitën e futbollit anglez.

    Sipas gazetarit Sacha Tavolieri, ‘Macet e Zeza’ kanë bërë një lëvizje të guximshme për të siguruar shërbimet e ish-kapitenit të Arsenalit.

    Xhaka pritet të largohet nga Bayer Leverkusen këtë verë, pas vetëm dy sezonesh të suksesshme në Bundesligë.

    Sunderland ka nisur bisedimet me kampionët e Gjermanisë për një marrëveshje që thuhet se kap vlerën e 10 milionë eurove.

    Po ashtu, klubi anglez është i gatshëm t’i ofrojë 32-vjeçarit një kontratë trevjeçare për ta bindur në këtë aventurë të re.

    Sunderland u ngjit në Ligën Premier nëpërmjet play-off  dhe po kërkon përforcime me përvojë për të siguruar mbijetesën.

    Për Xhakën, kjo do të ishte një rikthim i bujshëm në Angli, ku kaloi shtatë vite me Arsenalin, përpara se të transferohej në Leverkusen.

    Edhe gjigantët italianë si Juventus, Milan e Inter ishin në garë për Xhakën, por që transferimi në Serie A përfundimisht nuk do të kryhet.

    Xhaka aktualisht është në bisedime edhe me skuadrën arabe Neom SC.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark