Prokuroria jep detaje për bastisjet - Janë shoqëruar në polici pesë persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria jep detaje për bastisjet – Janë shoqëruar në polici pesë persona

    Insajderi
    16 July 2025 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka realizuar sot bastisje dhe kontroll të autorizuar nga Gjykata, në disa lokacione në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime.

    Kontrolli është zhvilluar në dy insititucione shtetërore: Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencinë e Arkivave të Kosovës, si dhe disa lokacione tjera me interes për hetimin. Gjatë këtij aksioni, janë shoqëruar në polici pesë persona M.B., V.B. B.SH. M.B. dhe Z.SH., ndërsa pas intervistimit, disa prej tyre janë arrestuar, mbi dyshimin për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, gjatë së cilës hetimet po vazhdojnë ende për rastin e bartjes së pronave publike në private në mënyrë të kundërligjshme.

    Hetimet lidhen me rastin e bartjes së paligjshme të pronës publike në pronësi private përmes një
    aktgjykimi të falsifikuar. Prona në fjalë gjendet në Veternik të Prishtinës, dhe është pronësi publike e
    Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) përkatësisht të ndërmarrjes shoqërore RTP.
    Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar në hetimin dhe ndjekjen e veprave penale që
    dëmtojnë interesin publik dhe pasurinë publike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark