Rrahmani: Lidhja e Prishtinës do ta ketë mbështetjen dhe angazhimin tonë të plotë që të jetë zëri i qytetarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahmani: Lidhja e Prishtinës do ta ketë mbështetjen dhe angazhimin tonë të plotë që të jetë zëri i qytetarëve

    Insajderi
    16 July 2025 - 18:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, është vizituar sot nga Eman Rrahmani.

    Ish-deputeti Rrahmani, ka përgëzuar Kupinën për listën qytetare Lidhja e Prishtinës.

    Ai tha Lidhja e Prishtinës do ta ketë mbështetjen dhe angazhimin e tyre të plotë.

    “Sot vizitova Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prishtinës, z. Fehmi Kupina, ku e përgëzova dhe urova për listën qytetare Lidhja e Prishtinës e cila do të marr pjese në këto zgjedhje me listë për asambleistë në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

    Në këto zgjedhje për Kuvendin Komunal, Lidhja e Prishtinës do ta ketë mbështetjen dhe angazhimin tonë të plotë që të jetë zëri i qytetarëve të Prishtinës.

    Lidhja e Prishtinës është e vetmja listë në këto zgjedhje, e cila përfaqësohet nga qytetarët e Prishtinës dhe për qytetin e interesat e Prishtinës.

    Është Lidhje mbi-partiake, është Lidhje qytetare, është Lidhje e Prishtinës”, tha ai. 💙


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark