ASK: Më shumë Energji elektrike e konsumuar në muajin maj 2025 sesa në muajin maj 2024 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ASK: Më shumë Energji elektrike e konsumuar në muajin maj 2025 sesa në muajin maj 2024

    Insajderi
    16 July 2025 - 21:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin Maj 2025 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e emergjentëve të tjerë.

    Sipas raportit gjatë muajit Maj të vitit 2025  Energjia Elektrike bruto në Dispozicion ishte 486.01 GWh kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 366.16 GWh  apo 0.73 %  më i madh me muajin e njejtë të vitit paraprak.

    Ndërkaq Importi i energjisë elektrike në Maj të vitit 2025 ishte 298.89 GWh kurse Eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 208.58 GWh ( këtu janë të përfshira edhe sasia e transmisionit).

    Prodhimi i thëngjillit për muajin Maj 2025 ishte rreth 480.19  mijë ton, që paraqet një rënie prej 31.35% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

    Pasqyra e prodhimi, konsumit dhe raporti i energjisë elektrike në muajin Maj 2025 me muajin Maj 2024.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark