Gjendet i pajetë brenda makinës 29-vjeçari në Tiranë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i pajetë brenda makinës 29-vjeçari në Tiranë

    Insajderi
    16 July 2025 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 29-vjeçar është gjetur pa jetë në parkimin e pallatit ku banonte, në zonën e Astirit në Tiranë.

    Sipas njoftimit zyrtar, trupi i të riut u gjet nga familjarët, brenda automjetit të tij.

    “Me datë 16.07.2025, në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, pa shenja jete, shtetasi E. D., rreth 29 vjeç.

    Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark