
Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, ka folur hapur për ndërhyrjet estetike që ka kryer, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram.
Gjatë një sesioni pyetjesh dhe përgjigjesh, një ndjekës e pyeti direkt: “Mund të më tregosh se cilat janë pjesët që ke bërë botoks?”.
Arbana u përgjigj duke treguar se ka përdorur botoks për të trajtuar zonën e ballit dhe rrudhat poshtë syve.
Ky reagim i Arbanës vjen në një kohë kur shumë personazhe publike po i japin hapësirë transparencës mbi trajtimet estetike, duke thyer tabutë dhe duke nxitur një debat më të hapur mbi përmirësimet kozmetike.
Prezantuesja, e njohur për stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe natyrshmërinë, ka fituar simpatinë e shumë fansave jo vetëm për karrierën por edhe për mënyrën se si i përballon temat personale në rrjetet sociale.