Haradinaj akuzon Kurtin: Me vetëdije po e mban peng Kuvendin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj akuzon Kurtin: Me vetëdije po e mban peng Kuvendin

    Insajderi
    17 July 2025 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i betuar i AAK-së, Daut Haradinaj, është deklaruar para seancës së 48-të konstituive të Kuvendit, shkruan Insajderi.

    Ai e ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se me vetëdije po e mban peng funksionalizimin e Kuvendit.

    “Mendoj që e gjithë Kosova është lodhur nga kjo situatë dhe po i përsërisim të njëjtat fjalë. Ne kemi dhënë një ofertë dhe jemi të gatshëm të votojmë, nëse ka mirëkuptim për ndërrimin e emrit të kandidatit për kryetar të Kuvendit.”

    “Por, besoj se zoti Kurti me vetëdije po e mban këtë situatë peng, sepse nuk shoh arsye tjetër pse duhet të vijmë 48 herë me të njëjtin kandidat, kur nuk i kanë numrat,” u shpreh Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark