Prokuroria në Prizren e akuzon për fajde- Detaje nga të bëmat e 28-vjeçarit Ermal Krasniqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria në Prizren e akuzon për fajde- Detaje nga të bëmat e 28-vjeçarit Ermal Krasniqi

    Insajderi
    17 July 2025 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ermal Krasniqit, 28-vjeçar, iu është ngritur aktakuzë për veprën penale “fajdeja” nga Prokuroria Themelore në Prizren.

    Sipas njoftimit të prokurorisë, i akuzuari Krasniqi që gjendet në paraburgim qën ga marsi i këtij viti, në vazhdimësi kontrakton shuma dukshëm jo-proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, shkruan Insajderi.

    Siç thotë aktakuza, nga korriku i 2023-ës ia jep viktimës pesë mijë euro. Më pas, e ngarkon me kamatë duke e obliguar t’ia kthejë gjashtë mijë euro.

    Më pas, brenda një kohe të shkurtër ia jep viktimës edhe dy herë nga 10 mijë euro (20 mijë në total), si dhe e obligon t’ia kthejë 24 mijë.

    Viktima sërish pranon nga i pandehuri shumën e të hollave prej 25,000.00 € (njëzet e pesëmijë euro), të cilën shumë për shkak të vonesave disa ditore në pagesa, është detyruar ta paguajë në total shumën prej 40,000.00 € (katër dhjetë mijë euro)”, thotë tutje njoftimi.

    Për këtë shumë, obligohet të paguajë gjashtë mijë euro kamatë për muaj.

    Sipas aktakuzës, Krasniqi ia shet një veturë, të cilën më pas ia merr dhunshëm.

    Përmes këtyre metodave, Krasniqi e dëmton viktimën V.Q në humbje financiare prej përreth 100 mijë euro.

    Pas arrestimit të të pandehurit dhe zbatimit të urdhër-kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij, policia ka sekuestruar një shumë të të hollave prej 8,985.00 € (Tetëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e pesë euro); 580.00 CH (Pesëqind e tetëdhjetë franga zvicerane); 1,000.00 $ (Njëmijë dollarë amerikanë) dhe 17,700.00 Lekë shqiptare si dhe një veturë për të cilat prova, ekziston dyshimi i bazuar mirë se janë dobi pasurore e fituar me kryerjen e veprës penale“, thotë njoftimi.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark