
Kryetari i Nismës Socialdemokrate nuk ishte sot në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive, ashtu si kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje që mungoi po ashtu.
Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku beson se do ta arrijnë një marrëveshje tha sot para gazetarëve se Limaj “ndoshta” po e pret Kurtin të kthehet nga Greqia, kur u pyet për mungesën e kryetarit të Nismës.
“Pse nuk ka ardhur sot? Apo po e pret Kurtin që të vijë prej Greqisë?”, u pyet Izmaku për Limajn.
“Ndoshta edhe po e pret”, u përgjigj ajo.
Izmaku theksoi se partia e saj nuk ka hequr dorë nga kërkesa që Limaj të jetë në krye të Kuvendit të Kosovës, si pjesë e marrëveshjes eventuale me LVV-në.
“Jo, absolutisht. Ne jemi në atë diagonale të bisedimeve me çështjen që zoti Limaj të jetë në krye të Kuvendit dhe presim në fundjavë që të ketë një epilog pozitiv të bisedimeve”, tha Izmaku.