Arrestohet një oficer doganor dhe një transportues mallrash - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një oficer doganor dhe një transportues mallrash

    Insajderi
    17 July 2025 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në Pikën Kufitare Vërmicë kanë realizuar me sukses një plan operativ me qëllim të parandalimit të kontrabandës së mallrave.

    Sipas një njoftimi për media gjatë këtij operacioni është identifikuar dhe parandaluar një tentim kontrabande me mallra të dyshuara si të falsifikuara – konkretisht mbathje sportive me marka të mbrojtura.

    “Pas zbulimit të këtij rasti, janë njoftuar Hetuesit e Doganës së Kosovës të cilët, në koordinim me Prokurorinë kompetente, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme. Nga veprimet hetimore janë siguruar prova të mjaftueshme që vërtetojnë se zyrtari doganor, gjatë ushtrimit të detyrës, ka dështuar të përmbushë obligimet ligjore, duke mundësuar hyrjen e këtyre mallrave në territorin e Kosovës pa kontroll dhe duke shmangur pagesën e detyrimeve doganore”, thuhet në njoftim.

    Tutje siç thuhet në njoftim me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas përfundimit të procedurave hetimore dhe intervistimit të personave të dyshuar, janë ndaluar për 48 orë:  Zyrtari doganor për veprën penale ‘Keqpërdorim i detyrës zyrtare’, vozitësi i automjetit transportues për veprat penale “Kontrabandim i mallrave” dhe “Shmangie nga pagesa e detyrimeve doganore”./insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark